Shpërndante drogë në Drimadhas, arrestohet i riu nga Tirana

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 10:00 | Kronikë
Shpërndante drogë në Drimadhas, arrestohet i riu nga Tirana

Një i ri nga Tirana është arrestuar nga Policia e Vlorës për shpërndarje të lëndëve narkotike stimuluese.  Sipas Policisë së Vlorës, gjatë operacionit të koduar “Drimadhas” u ndalua 22-vjeçari S.K. të cilit iu sekuestruan 100 kokrra lëndë narkotike e llojit ekstazi.

Gjithashtu 22-vjeçarit iu sekuestruan dhe 525 euro dhe 60.000 lekë, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shpërndarja e lëndës narkotike

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos