
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në bulevardin “Blu” në Kamëz. Policia ka bërë të ditur se një automjet ka përplasur një 53-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se viktima është shtetasja me inicialet L.L, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi A.M. 32 vjeç, pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, por është identifikuar me anë të kamerave të sigurisë përreth vendit të ngjarjes, i cili më pas është paraqitur vetë në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore. (A2 Televizion)