Partia Demokratike e degës së Vlorës ka dorëzuar pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor, kallëzimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, dhe konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.
Sipas Partisë Demokratike, Nezha ditën e sotme kur është heshtje zgjedhore, ka kryer veprën penale të Shpërdorimit “Korrupsion aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328\a.
Si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjencisë Rajonale të Bujqësisë, Nezha ditën e sotme kanë shpërndarë tollona karburanti te fermerët.
Partia Demokratike e Vlorës e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin. (A2 Televizion)
