Shpërthen bombola e gazit në një banesë në katin e nëntë të një pallati në Tiranë

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 19:06 | Kronikë
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në katin e

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në kryeqytet. Burime bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një banesë në katin e nëntë të një pallati.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një bombol gazi e cila ka shpërthyer ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale

“Më datë 12.04.2023, në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”,  në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos