Shpërthen bombola e gazit, tre të plagosur

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2022, 17:44 | Kronikë
Shpërthen bombola e gazit, tre të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, aty ku për shkaqe ende për t’u përcaktuar në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi.

Shpërthimi ka përfshirë të gjithë banesën duke plagosur pronarin e banesës, një 59-vjeçar me inicialet R.K., djalin e tij 34-vjeçar T.K, dhe një familjar, A.M.,  40 vjeç, të cilët kanë djegie në trup.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos