Shpërthen makina e shefit të Paraburgimit në Vlorë, dy persona i vunë flakën

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 07:07 | Kronikë

Një makinë ka shpërthyer pak pas mesnatës në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se automjeti me targa AA 091 NB ishte në pronësi të shefit të Paraburgimit të Vlorës, Feim Alisinanit.

Mësohet se dy persona, të cilët kanë ardhur nga një rrugicë aty pranë, kanë thyer xhamin dhe i kanë vënë flakën. Si pasojë e djegies, automjeti ka shpërthyer, por ende nuk bëhen të ditura detaje të tjera rreth ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos