Shpërthen një vatër zjarri në Gjirokastër

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 15:34 | Aktualitet
Shpërthen një vatër zjarri në Gjirokastër

Shpërthen një vatër zjarri në fshatin Zhulat, në Njësinë Administrative Cepo, Bashkia Gjirokastër. Vatra e zjarrit ka filluar të bëhet aktive në vendin e quajtur Hone.

Menjëherë njësitë e forcave zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Veç kësaj janë angazhuar edhe banorë të fshatit në pamundësi të kalimit të mjeteve zjarrfikëse për shkak të terrenit tepër të pafavorshëm.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe punonjës të Bashkisë Gjirokastër, nga sektori i Pyje-Kullotave dhe Agjencisë së Shërbimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos