
Policia e Durrësit njofton se një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer, në orët e para të mëngjesit, në zonën e Fllakës, pa shkaktuar persona të lënduar, por vetëm disa dëme të vogla materiale.
Lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N. në Fllakë, e cila sipas raportimeve është e pabanueshme.
Deri në këto momente janë shoqëruar disa persona në polici dhe po hetohet në lidhje me konfliktet e mëparshme që mund të ketë pasur pronari i banesës. (A2 Televizion)