Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë çokollatash në Pensilvani, duke lënë të vdekur 7 persona dhe dhjetëra të plagosur.
Fabrika ishte e njohur për prodhimin e lepujve me çokollatë të Pashkëve, ndërkohë që shpërthimi vjen dy javë para Pashkëve. Hetuesit po punojnë në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e shpërthimit, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.
Sipas autoriteteve, tre ndërtesa përreth objektit u evakuuan për masa paraprake. (A2 Televizion)



