Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë eksplozivësh në Poloni

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 19:04 | Bota
Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë eksplozivësh

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pak minuta më parë në një fabrikë eksplozivësh të kompanisë “NitroErg”, në rajonin e Krupski Mlyn në Poloni.

Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe ka rrëzuar totalisht një ndër ndërtesat e fabrikës, ndërkohë që nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduar.

Sipas mediave lokale, shpërthimi është dëgjuar në një rreze prej disa kilometrash.

Dhjetëra zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që në ndihmë kanë shkuar dhe helikopterë.

Një shpërthim i ngjashëm është regjistruar në janar të 2021 në një tjetër fabrikë të “KGHM's NitroErg”, ku një punëtor humbi jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos