Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike në Illinois

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 08:23 | Bota

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e së hënës në një gabrikë kimike në zonën e Illinois duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Shpërthimi tepër i madh më pas i la vendin një zjarri që përfshiu të gjithë fabrikën dhe rrezikoi dhe shtëpi përreth.

Si pasojë e zjarrit një zjarrfikës ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ndodhi në fabrikën “Rockton Chemtool” në Rocktown. Në fillim u dëgjuan disa shpërthime të vogla, për t’i lënë vendin një shpërthimi gjigand që la pas një re tymi.

Policia ka evakuuar të gjithë banorët e zonës ndërkohë që një hetim ka nisur për shkaqet e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos