Një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një spitali në Liverpool.
Policia bën me dije se deri në këto momente ka arrestuar 3 persona të cilët akuzohet për shkelje të ligjit britanik për terrorizmin.
Shpërthimi përfshiu një taksi dhe për pasojë humbi jetën pasagjeri, i cili për momentin është ende i paidentifikuar, ndërsa i plagosur mbeti shoferi i saj.
Daily Mail shkruan se shoferi i taksisë dyshohet se bllokoi pasagjerin e dyshimtë pranë hyrjes së spitalit, i cili më pas aktivizoi mekanizmin shpërthyes.
Forca të shumta janë ende në vendngjarja dhe iu bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)