Policia jep detaje nga shpërthimi me tritol në fasonerinë në Tiranë

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 22:19 | Aktualitet
Policia jep detaje nga shpërthimi me tritol në fasonerinë në

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, në një fasoneri.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”. Lënda shpërthyese ishte vendosur në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit italian R. B .

Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, janë thyer disa xhama dhe një automjet që ka qenë i parkuar. Për fat të mirë, nuk ka persona të dëmtuar.

Nuk dihen ende shkaqet, policia po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen.

"Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos