Ngjarjet e Elbasanit, qytetarët nuk frikësohen, por pranojnë problematikat

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 14:46 | Kronikë
Ngjarjet e Elbasanit, qytetarët nuk frikësohen, por pranojnë

Ngjarja e fundit në qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë dhe ku u përfshinë mbështetës të forcave politike, krijoi një klimë frike dhe pasigurie, jo vetëm në qytetin e Elbasanit.

Por, si ndjehen qytetarët e Elbasanit, pas kësaj ngjarjeje, e cila për hir të së vërtetës nuk ka qenë e vetmja.

Për mikrofonin e A2, qytetarët, më shumë se sa të frikësuar, shprehen se qyteti është problematik dhe se këtë situatë e kanë krijuar ata që janë të ardhur në këtë qytet.

Por, teksa i pyet nëse do të marrin pjesë në votime në këtë situatë të krijuar, qytetaria, duket se mposht problematikën dhe situatën e krijuar.

Pjesëmarrja në votime urojmë të jetë një shenjë e mirë për një ditë të qetë në qytetin problematik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos