Arrestohen dy persona, policia zbulon çfarë gjeti në makinën që u bllokua në Maqellarë

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 11:35 | Kronikë
Arrestohen dy persona, policia zbulon çfarë gjeti në

Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona nën akuzën e “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Sikurse njoftohet nga policia, rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, është bllokuar mjeti i 25-vjeçarit A.C. dhe 36-vjeçarit D.XH, deri në ardhje të policisë.

Këtyre personave iu sekustrua më pas në automjet një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik. Po ashtu, ka nisur procedimi penal për personat që bllokuan automjetin e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimit  në  Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale  “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të shtetasve:

 A. C.,  25 vjeç dhe D. Xh., 36 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Më datën 22.04.2021, rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia sekuestroi  një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit  A. S. dhe G. H., banues në Dibër, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës, duke bllokuar rrugën Peshkopi - Maqellarë.”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos