Qëlloi me armë ndaj një banese, pranga autorit

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 08:52 | Kronikë
Qëlloi me armë ndaj një banese, pranga autorit

Forcat e policisë së komisariatit nr.6 në Tiranë vunë në pranga një person, i shpallur në kërkim prej datës 20 mars.

I arrestuari është shtetasi R.G. 27 vjeç, i cili dyshohet se një muaj më parë qëlloi me armë në drejtim të banesës së shtetasit A.K në rrugën “Shaban Bardhoshi”.

27-vjeçari akuzohet për kërkim për veprat penale "Vrasje" e mbetur në tentativë "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos