Qëlloi me armë zjarri në ajër, pranga 37-vjeçarit

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 09:10 | Kronikë
Qëlloi me armë zjarri në ajër, pranga 37-vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçar, banues në Ishëm, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Po ashtu u shpall në kërkim një 28-vjeçar, për moskallëzim krimi.

“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 22.04.2021, rreth orës 21:30, në Hamallë, Sukth, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin S. C. (T)., 24 vjeç, ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu në pronësi të shtetasit N. B. (babai i të arrestuarit) dhe mjetin me të cilin është larguar autori.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim policor, për veprën penale "Moskallëzim i krimit", e shtetasit B. M., 28 vjeç, banues në Hamallë, Sukth, Durrës”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos