Shpërthimi i fuqishëm shkatërron 3 banesa në Belgjikë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 21:26 | Bota

3 banesa u shkatërruan totalisht si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin e Antwerp në Belgjikë. Ekipet e emergjencës dyshojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi që përfshiu bllokun e ndërtesave në lagjen Wilrijk të qytetin port të Belgjikës.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka viktima, por disa nga të plagosurit kanë marrë plagë të rënda. Ndërkohë vijojnë kërkimet për persona të tjerë nën mbetjet e ndërtesave.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes që shndërroi në rrënoja 3 banesat 2-katëshe dhe shkaktoi dëme dhe në objektet përreth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos