
Një nga personat që gjeti të lënduar rëndë anëtarët e familjes në Velipojë nga shpërthimi i gazit mëngjesin e së dielës, tregon për A2 se gjendja e tyre është tepër e rëndë.
Sipas dëshmitarit, shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe kur ka shkuar në vendngjarje i ka gjetur të futur në pishinë për shkak të djegieve të marra. Ai shprehet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një bombol e vogël që aktivizuar dhe të tjerat.
Ndjeva një shpërthim në orët e para të mëngjesit. E kam mik. I gjeta të gjithë në pishinin. Kishte dalë për të bërë një kafe me një bombol të vogël gazi. Gjendja është e rëndë. Dikush thotë që uji në pishinë nuk i ka bërë mirë. Kanë ardhur mbrëmë dhe kanë pastruar për të nisur sezonin. Kanë pastruar mbrëmë gjithë natë dhe në mëngjes ka ndodhur kjo gjë. (A2 Televizion)