Vrasja e Santiago Malkos, Blendi Teta akuzohet për “vrasje për hakmarrje”

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 11:16 | Kronikë
Vrasja e Santiago Malkos, Blendi Teta akuzohet për “vrasje për

Rëndohet pozita penale për Blendi Tetën, i arrestuar në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos në gusht të vitit 2019. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim” në “vrasje për hakmarrje”.

Të pandehurit i është dhënë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet me ndryshimin e cilësimit të veprës penale. Vetë Teta nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Seanca e radhës është caktuar në datën 3 nëntor.

Teta është i vetmi person i arrestuar në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Ky i fundit u ekzekutua në Tiranë mbrëmjen e 27 gushtit, nga persona që qëlluan në drejtim të mjetit të tij në lëvizje.
Ai ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit, por njihej edhe si mik i Ervis Martinajt. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/02/e-kaluara-problematike-e-malkos-publikohet-video-e-plagosjes-ku-dyshohet-si-autor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos