
Një inxhinier miniere së bashku me dy punëtorë, të minierës “Balgjaj” në Selishtë të Dibrës, të cilët mbetën të izoluar në galeri, janë gjetur të pajetë në orën 03:00 të ditës së sotme.
Policia bën me dije se kanë humbur jetën shtetasit, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi; F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetë si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.
(A2 Televizion)