Shqetësime për koronavirusin, Koreja e Veriut nuk merr pjesë në Lojërat Olimpike

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 09:58 | Bota
Shqetësime për koronavirusin, Koreja e Veriut nuk merr pjesë

Koreja e Veriut nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që mbahen në Tokio për shkak të shqetësimeve që lidhen me Covid-19.

Mediat e shtetit komunist bënë me dije se vendimi është marrë për të mbrojtur atletët nga pandemia. Zyrtarisht, Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me koronavirus, por në muajt e fundit, ka pasur një largim masiv i të huajve nga kufizimet e forta dhe mungesa në ushqime dhe ilaçe.

Në 2018-ën, Peniani dërgoi 22 atletë, bashkë me zyrtarë qeveritarë, artistë performues, gazetarë dhe 230 nxitëse tifozësh.

Ndërkohë, Lojërat Olimpike, që u shtynë për disa kohë, do të mbahen nga data 23 korrik deri më 8 gusht në Japoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos