Shqetësimet e pronarëve të lokaleve, Rama: Do të lejohet shfrytëzimi i ambienteve të brendshme

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 13:25 | Aktualitet
Shqetësimet e pronarëve të lokaleve, Rama: Do të lejohet

Kryeministri Rama iu është përgjigjur nga Vlora shqetësimeve në rritje të pronarëve të lokaleve, të cilët kërkojnë ndryshimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe lejimin e shfrytëzimit të ambienteve të brendshme, duke qenë se stina e dimrit po afron.

Sipas kreut të qeverisë, ky vendim do të komunikohet zyrtarisht nga Komiteti Teknik, i cili do të saktësojë masat anti-covid që duhet të ndiqen. 

Gjatë takimeve me biznesin e vogël, kryeministri Rama ritheksoi se zerimi i taksës për këtë kategori do të garantojë më shumë siguri dhe fitime për ta.

“Pa taksa, pa TVSH, pa inspektorë. Ti ke detyrë të paguash më mirë këta që ke këtu. T’iu bësh sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe je në rregull. Sot do të dalë dhe njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen dhe brenda të lokaleve sepse është problem tani që fillon koha e ftohtë, por duhen respektuar masat pasi Covid nuk është shaka”, u shpreh Rama gjatë vizitës në një biznes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos