Shqipëri-Kroaci, marrëveshje për sigurimet shoqërore, përfitojnë 3 mijë shqiptarë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 10:35 | Politikë
Shqipëri-Kroaci, marrëveshje për sigurimet shoqërore,

Shqipëria ka miratuar marrëveshjen me Kroacinë në fushën e Sigurime Shoqërore. Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi, sapo të miratohet nga parlamentet e të dyja vendeve dhe pritet të përfitojnë rreth 3 mijë shtetas shqiptarë.

“Finalizohet me sukses në Kroaci Marrëveshja Kuadër dhe ajo Administrative mes dy vendeve tona, në fushën e Sigurimeve Shoqërore. Rreth 3 mijë shtetas shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje, e cila do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga Parlamentet respektive. Delegacioni Shqiptar u kryesua nga Zëvendministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Olta Manjani, ndërsa delegacioni kroat u kryesua nga Znj. Melita Čičak, Drejtor i Sistemit të Pensioneve. Mbetemi të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me qëllim që puna e tyre të njihet dhe të garantohet me ligj”, njofton Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Ndërkohë në korrik të këtij viti, Shqipëria dhe Italia kanë dakordësuar marrëveshjen teknike për njohjen e pensioneve mes dy vendeve, ndërsa në shtator nisi negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/23/sa-jane-dhe-si-jetojne-shqiptaret-ne-kroaci/
https://a2news.com/2022/07/26/rama-jep-lajmin-e-mire-marreveshje-me-italine-per-pensionet/
https://a2news.com/2022/09/06/shqiperia-nis-negociatat-me-greqine-per-njohjen-e-pensioneve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos