Ndërtimet mbi lumin e Sinecit, pas 3 muajsh protesta, banorët e Lumasit futen në grevë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 12:35 | Aktualitet
Ndërtimet mbi lumin e Sinecit, pas 3 muajsh protesta, banorët e

Pas 3 muajsh protestë dhe përplasje fizike me policinë, banorët e Lumasit të Beratit janë futur në grevë urie, duke e cilësuar si të vetmen mënyrë që të ndalohen ndërtimet mbi lumin e Sinecit.

 “Përveç se nuk na dëgjon njeri, ne jemi rrahur shumë keq nga policia , jemi dhunuar”, denoncojnë personat në grevë.

Banorët thonë se nuk janë konsultuar dhe projektin e kundërshtojnë pasi sipas tyre nuk do të mund të përdorin më ujin për vaditje.

https://a2news.com/2021/06/05/dy-muaj-proteste-banoret-ne-lumas-perplasen-me-policine-per-ujin/

 “Nuk ka ardhur asnjë të flasë me ne, kemi muaj që protestojmë”, shtojnë ata. Sipas banorëve, ndalimi i burimit të Sinecit nuk i dëmton vetëm ata, por edhe faunën e zonës.

Banorët janë në proces gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë që punimet të pezullohen deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/07/kundershtojne-projektin-per-ujesjellesin-banoret-e-lumasit-ne-kucove-perplasen-serish-me-policine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos