Protesta e Lewandoskit, kapiten me flamurin e Ukrainës

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 19:54 | Futboll

Ylli i Bayern Munich Robert Lewandoski vijon me mesazhet e forta në mbështetje të rezistencës ukrainase ndaj pushtimit rus.

Gjatë ndeshjes së sotme të Bundesligës kundër Eintracht Frankfurt, sulmuesi polak i ekipit bavarez paraqiti një fashë të ndryshme nga e zakonshmja, një me ngjyrat verdhe dhe blu të Ukrainës.

Disa orë më parë, Robert Lewandoski kishte deklaruar se mbështeste vendimin e federatës polake për të mos i luajtur ndeshjet e play-off kundër Rusisë në mars, për shkak të pushimit që Rusia i bëri Ukrainës.

“Më duket një vendim i drejtë”,  shkruan në Twitter sulmuesi, pas deklaratës së presidentit të federatës polake Kulesza, për të bojkotuar ndeshjen me rusët. “Nuk mund ta imagjinoj se si mund të luajmë një ndeshje me ekipin kombëtar të Rusisë, në një situatë kur agresioni ushtarak vazhdon në Ukrainë. Futbollistët dhe tifozët rusë nuk janë përgjegjës për këtë, por nuk mund të pretendojmë se nuk po ndodh asgjë”, shkruan në Twitter sulmuesi 33-vjeçar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos