Juventus fiton ndaj shqiptarëve, “sheh” kreun e Serie A

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 22:08 | Futboll
Juventus fiton ndaj shqiptarëve, “sheh” kreun e Serie A

Juventusi është rikthyer. Ndoshta me një lojë ende më shumë cinike sesa spektakolare, por nga ky turn i Serie A, djemtë e Massimiliano Allegrit mund të shohin me sy të lirë kreun e kampionatit Italian, ku Milan kryesues është vetëm 7 pikë larg.

Juventus fiton 2-3 një ndeshje gjithsesi të vështirë me një Empoli ku nuk mungojnë lojtarët kuqezi, Nedim Bajrami, Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani, një treshe titullarë i një ekipi që luan bukur, dhe në shumë raste vë në vështirësi bardhëzinjtë.

Por Juventus ka një Dusan Vlahovic më shumë, dhe serbi me dygolshin e tij i siguron ekipit e tij të ri një tjetër fitore.

Juventus kaloi në avantazh me Kean në minutën 32, por Empoli gjeti barazimin me polakun Zirkovski, pas një “gjumi” kolektiv të mbrojtjes juventine, që është edhe aspekti më negativ i mbrëmjes për torinezët.

Golat e Valhovic në fund të pjesës së parë dhe në fillim të së dytës duken sikur mbyllën ndeshjen, por sulmuesi La Mantia shënoi pas një traverse të goditur nga Bajrami, duke i shkuar afër edhe barazimit në minutat finale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos