Shqipëria debuton në FIA CEZ, Gentjan Shaqiri i treti në kategorinë Formula Open

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 16:51 | Sporte të tjera

Një makinë garash, e gjitha shqiptare. Vendi ynë debutoi në FIA CEZ, disiplinën e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, për pilotë që mes të tjerave konkurrojnë në autokros, garës në pistë, drift, Cross-Countryapo Hill-Climb, Karting, Rally.

Në eventin e zhvilluar në Kroaci, Gentjan Shaqiri në timonë regjistroi një paraqitje tejet pozitive me makinën e Formula 3, duke u pozicionuar në vendin e tretë në podium në Formula Open, në disiplinën Hill-climb.

Njëvendëshja ngjason me ato të Formula Një, por është paksa më e vogël dhe me forcë motorike më të ulët. Rezultati fantastik për Shqipërinë u realizua nga piloti kuqezi, që debutoi në kategorinë më të lartë të FIA CEZ.

Shaqiri është një pedagog i Universitetit të Tiranës, me pasionin për makinat e garave dhe shpejtësinë, si edhe një kampion i Shqipërisë. E veçanta e pjesëmarrjes ishte se logo zyrtare e fakultetit të Ekonomisë ishte vendosur në makinën e garave. Me vendin e tretë në debutim, Gentjan Shaqiri arriti të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme të historisë së automobilizmit shqiptar. (A2 Televizion)

https://youtu.be/NFrFp_dSl-o

A2 CNN Livestream

Latest Videos