“Shqipëria e përkushtuar ndaj NATO-s”, Stoltenberg: Në Kosovë punojmë paralelisht me BE. Mundësi historike për kompromis

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 13:28 | Politikë
“Shqipëria e përkushtuar ndaj NATO-s”, Stoltenberg:

“Kënaqësi të kemi një president të Shqipërisë që e njeh kaq mirë NATO-n”. Kështu e nisi fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa përmendi historikun e kontributeve të vendit tonë në aleancën euroatlantike.

“Ju kontribuoni në Letoni e Bullgari për të penguar ndonjë agresion të mundshëm dhe shërbeni në Kosovë e Irak. Shteti juaj iu përgjigj me shpejtësi pasojave të tërmetit shkatërrues në Turqi. Shqipëria luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në rajon, i cili ka rëndësi strategjike për NATO-n. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të ratifikimit të Finlandës dhe Suedisë. Të gjitha tregojnë angazhimin e Shqipërisë ndaj NATO-s”.

Stoltenberg theksoi gjithashtu edhe mbështetjen e NATO-s ndaj Shqipërisë sidomos gjatë sulmeve kibernetike.

“Edhe NATO është e angazhuar ndaj Shqipërisë. Ekspertët e NATO-s ofruan mbështetje urgjente për sulmet kibernetike. Diskutuam për Ukrainën. Diskutuam për Ballkanin Perëndimor, misionin KFOR dhe zyrat në Sarajevë e Beograd. Folëm për rritjen e mbështetjes së Bosnjë-Hercegovinës dhe progresin e dialogut Prishtinë Beograd. Presim zhvillime konstruktive në vijim”.

Ai tha se NATO do të ndihmojë në thjeshtimin e dialogut Prishtinë Beograd dhe theksoi se NATO është e pranishme në Kosovë. Stoltenberg u bëri thirrje palëve për kompromis.

“KFOR po luan një rol të madhe aleatët janë të angazhuar që të kontribuojnë në Kosovë ka prani të konsiderushme të NATO-s në Kosovë, punojmë paralelisht me BE-në në Kosovë. NATO do të vazhdojë të lehtësojë dialogun Prishtinë-Beograd se mendojmë që kjo rruga e zgjidhjes në Kosovë, kemi mundësi historike me përfitim për të gjithë rajonin, mirëpresim qasjen konstruktive. Palët të dëshmojnë gatishmëri për kompromis”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos