Samiti i Procesit të Berlinit, më 16 tetor në Tiranë, Scholz: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE ka rëndësi strategjike për qeverinë time

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 12:49 | Politikë
Samiti i Procesit të Berlinit, më 16 tetor në Tiranë,

“Ballkani Perëndimor dhe integrimi i tij në BE janë shumë të rëndësishme për mua”. Me këto fjalë, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, nisi konferencën e përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama, në përfundim të takimit dypalësh të zhvilluar, këtë të martë, në Berlin.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe familjes europiane. Prandaj gëzohem që Rama ra dakord për të zhvilluar më 16 tetor Samitin e Procesit të Berlinit, për herë të parë prej 10 vitesh në një shtet të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria priu me shembull të mirë dhe në janar ishte vendi i parë që i ratifikoi marrëveshjet e firmosura në nëntor”, shtoi Scholz.

Kancelari tha se integrimi i shpejtë i të gjashtë shteteve të rajonit në union ka rëndësi strategjike për qeverinë e tij. “Ne dëshirojmë t’i mirëpresim sa më shpejt të jetë e mundur si anëtarë. Thelbi i negociatave mbetet forcimi i sundimit të ligjit. Prandaj është mirë që anëtarë të bandave kriminale dhe zyrtarë të lartë janë paditur dhe dënuar”.

Scholz falënderoi vendin tonë edhe për rolin e saj në rreshtimin krah Perëndimit në reagimin pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. “Agresioni rus tregon se demokracitë nuk mund të merren si të mirëqena. E falënderoj Shqipërinë për rolin e saj konstruktiv si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit në OKB dhe NATO”, shtoi Scholz.

“Marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera. Jemi të gëzuar që në këto kohë të vështira e llogarisim Shqipërinë si aleat”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/07/konferenca-e-perbashket-me-kancelarin-scholz-rama-me-16-tetor-mbahet-edhe-forumi-i-biznesit/
https://a2news.com/2022/05/21/shqiptaret-ne-gjermani-tashme-nje-lob-qe-po-ndihmojne-njeri-tjetrin/
https://a2news.com/2022/09/02/binjaket-ekselente-te-mjekesise-jane-te-paret-e-shqiperise-por-me-syte-nga-gjermania/

A2 CNN Livestream

Latest Videos