Shqipëria e vajzave U-16 vijon fitoret, “gjunjëzon” edhe Gjeorgjinë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 16:52 | Futboll

Pas suksesit me Lituaninë, përfaqësuesja shqiptare e femrave, për moshat deri në 16 vjeç regjistroi fitoren e dytë. Skuadra e drejtuar nga Agustin Kola mposhti pa vështirësi Gjeorgjinë, me rezultatin 3-1.

Qosja, Coka dhe Shahaj shënuan golat për vajzat kuqezi. Fitore e shoqëruar me entuziazmin në tribuna, me afro 5 mijë spektatorë, të moshave të reja, të cilët ishin të pranishëm në stadiumin e ri kombëtar.

Të dielën, më 16 shkurt, përfaqësuesja e 16-vjeçareve do të luajë ndeshen e fundit ndaj Malit të Zi, sërish në stadiumin kombëtar ku hyrja do të jetë falas.

Shqipëria U-16 po luan Turneun e Zhvillimit të UEFAs, që po organizohet nga ana e FSHF në Tiranë dhe Elbasan. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos