Shpartallim në Wembley dhe fitore minimale me Andorrën, Shqipëria humb pozicione në renditjen e FIFA-s

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 21:58 | Futboll

Shqipëria ka humbur tre pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, të publikuar pasditen e sotme nga organizmi drejtues i futbollit botëror.

Pas humbjes 5-0 në Wembley dhe fitores me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Andorrës, kuqezinjtë renditen tashmë në vendin e 66 të klasifikimit të përfaqësueseve.

Ndërkohë, Kosova ka fituar dy vende, duke u renditur në vendin e 111.

Sa i përket vendit të parë, ai vazhdon të mbahet nga Belgjika, por me Brazilin që është shumë pranë parakalimit. Podiumin e plotëson Franca, e ndjekur nga Anglia, Argjentina, Italia, Spanja, Portugalia, Danimarka dhe Holanda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos