Prodhimi i grurit, fermerët nuk mbulojnë kostot, shkak çmimi naftës dhe plehëruesve

Nga A2 CNN
8 Qershor 2022, 16:47 | Aktualitet
Prodhimi i grurit, fermerët nuk mbulojnë kostot, shkak çmimi

Ky sezon për Riza Çaushin nuk duket i mbarë. Ndryshe nga vitet e tjera këtë herë provoi të mbjell grurë. Bujqësia për të është një sektor i lodhshëm nga i cili, nxjerrja e fitimit mbetet e vështirë. Për një dynym të mbjellë me grurë, kostot shkojnë rreth 14 mijë 500 lekë. Pas 7 muaj punë, Rizai me çmimin aktual të tregut do të fitojë vetëm 3 mijë lekë më shumë.

Në bujqësi ka futur edhe 3 vajzat. Nga përtej detit, ato i sigurojnë të ardhura për ta mbjellë sërish tokën.

Edhe Dashamiri ka provuar nëse me grurin prodhimi do të jetë më i mbarë e do t’i sjellë më shumë fitim. Këtë vit ka mbjellë 3 dynymë grurë si në kohën e gjyshërve të tij. Ndryshe nga Rizai, ai nuk ka një krah mbështetës.

Shqetësimi i kostove të fermerëve është ngritur edhe nga radhët e mazhorancës me ish-zv.kryeministrin Erjon Braçe që ka një propozim për qeverinë.

Vit pas viti, në Shqipëri sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë po bie, teksa sytë për të siguruar lëndën e parë mbeten nga importi, kryesisht nga Rusia dhe Serbia.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos