
Shqipëria sot merr presidencën e Këshillit të Sigurimit në Nju=Jork.
Në ceremoninë e marrjes të kësaj presidence 30-ditore do të mbajë një fjalë kryeministri Edi Rama, i cili i parapriu me një takim me sekretarin e përgjithshëm të organizatës, Antonio Guterres.
Vendi ynë i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.
Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA-së në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën. (A2 Televizion)