Shqipëria nënshkruan marrëveshje ekstradimi me Spanjën, Manja: Një sinjal i qartë për botën e krimit

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 13:22 | Politikë
Shqipëria nënshkruan marrëveshje ekstradimi me Spanjën,

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për ekstradimin e personave të akuzuar, të dënuar apo në kërkim, me Mbretërinë e Spanjës, njoftoi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

“Kemi pasur bashkëpunim në fushën penale edhe sot, por përmes kësaj marrëveshjeje eliminohen disa pengesa ligjore dhe tashmë do të lejohet ekstradimi reciprok i shtetasve shqiptarë në drejtim të Spanjës dhe anasjelltas", tha Manja. “Është një sinjal i qartë për botën e krimit, që çdo shqiptar që kryen një vepër penale, nuk mund të gjejë strehë as në Shqipëri e as një Spanjë”.

Edhe pse ministri Manja, nuk dha shifra sa i përket numrit të personave të akuzuar apo dënuar për vepra të ndryshme penale që preken nga kjo marrëveshje, kriminaliteti shqiptar në Spanjë është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Në fillim të këtij muaji, Policia shqiptare dhe ajo spanjolle njoftuan për një operacion të përbashkët kundër trafikimit të lëndëve, ku u arrestuan 107 persona, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë, të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Pas atij operacioni, shefi i Divizionit të Hetimeve Kriminale të Skuadrës së Lëvizshme të Policisë Spanjolle, Ramón Chacón, tha se shqiptarët janë sekserët e kanabisit në Europë. “Shqiptarët që vijnë këtu janë sekserët e marijuhanës, sepse kontaktojnë mafien spanjolle që merret me ngritjen e shtëpive të barit dhe më pas gjejnë blerësit. Prandaj është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me policinë shqiptare”, tha Chacón. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/01/shefi-i-policise-kriminale-spanjolle-shqiptaret-jane-sekseret-e-kanabisit-ne-europe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos