
Shqipëria po plaket me shpejtësi. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se brenda pak vitesh të moshuarit do të përbëjnë 33% të popullsisë në vend, çka sipas tyre lind nevoja për hartimin e strategjive të reja për kujdesin ndaj kësaj kategorie.
Sipas një studimi më të fundit në lidhje më moshën e tretë në vendin tonë aktualisht një në tre të moshuar kanë nevojë për kujdes afatgjatë. Një pjese u nevojitet shërbim intensiv 24 orë, ndërsa të tjerë kanë nevojë vetëm për disa orë kujdes në ditë.
Në kushtet kur vendi dhe shoqëria nuk janë gati për shërbime rezidenciale ndaj të moshuarve, autorët e studimit propozojnë që shërbimi kujdestar në familje të quhet punë e ligjshme duke u paguar nga shteti.
Studimi thekson bashkëpunimin mes pushtetit vendor dhe sistemit shëndetësor për t’iu përgjigjur nevojave të kësaj kategorie që gjithmonë do të jenë në rritje. (A2 Televizion)