Tentoi të fuste ilegalisht 23 600 euro nga Morina, vihet në hetim turku

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 15:37 | Aktualitet
Tentoi të fuste ilegalisht 23 600 euro nga Morina, vihet në hetim

Një shtetas turk është vënë në hetim, pasi ka tentuar të fusë ilegalisht në vendin tonë, 23 600 euro.

Bëhet fjalë për B. S. 52 vjeç, banues në Mal të Zi, i cili nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, tentoi të kalonte para të padeklaruara konform ligjeve në fuqi.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

“Morinë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.

Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 23 600 euro, procedohet penalisht shtetasi turk dhe sekuestrohen paratë.

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e PKK Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Renault”, me drejtues shtetasin turk B. S.

Gjatë kontrollit, në një çantë të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 23 600 euro, të cilat shtetasi B. S. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk B. S., 52 vjeç, banues në Mal të Zi, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave”. (A2 Televizion)

Njoftimi i policisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos