
Në një kohë kur një helikopter i rrjetit amerikan "Sky Fox” po raportonte në Los Angeles, regjistroi një incident të pabesueshëm.
Një tufë bletësh sulmuan një polic, vetëm se insektet ishin aq të egra saqë e ndiqnin kudo që shkonte. Polici tentoi i dëshpëruar t'u shpëtonte bletëve të “inatosura”, por në fund nuk ia doli. Ai u shemb në tokë, duke marrë jo pak lëndime.
Sipas autoriteteve të Los Anxhelosit, oficeri i policisë ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.
Në një deklaratë, Departamenti i Zjarrfikësve në Los Anxhelos tha se një burrë tjetër që po punonte në një shtëpi po në këtë zonë pësoi gjithashtu pickime të shumta bletësh.
Policia rrethoi lagjen dhe urdhëroi banorët të qëndrojnë në shtëpi me të gjitha dyert dhe dritaret e mbyllura derisa bletërritësit të mbërrinin për të larguar insektet.
Megjithatë, një ekspert i bletëve vuri në dukje se punëtorët që rinovonin shtëpinë mund të jenë afruar shumë pranë kosheres, duke bërë që të irritohen jashtëzakonisht shumë. (A2 Televizion)