Pamje nga rruga Shtyllë-Mashkullorë-Panarit, e cila është përfshirë nga reshje të dendura bore. Në disa segmente, trashësia e borës arrin deri në 1 metër, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.
Aktualisht, rruga është e qarkullueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar.
Pavarësisht situatës së vështirë, zona ofron edhe pamje mbresëlënëse të natyrës së mbuluar nga bora, duke e kthyer panoramën në një atraksion vizual, shkruan A2 CNN.
Kjo zonë konsiderohet ndër më të prekurat nga reshjet masive të borës dhe, në raste të tilla, banorët shpesh izolohen për disa ditë, për shkak të bllokimit të rrugëve dhe kushteve të motit. (A2 Televizion)