Mbi 20 km radhë makinash në Librazhd–Qafë Thanë, rëndohet situata

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2026, 15:10 | Aktualitet

Mbi 20 km radhë makinash në Librazhd–Qafë Thanë,

Vijon të mbetet problematike situata në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë, pasi rrëshqitjet e dherave dhe gurëve kanë shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit. Në të dyja senset e lëvizjes janë krijuar radhë kilometrike automjetesh, që sipas raportimeve për A2 CNN kanë kaluar mbi 20 kilometra.

Mbi 20 km radhë makinash në Librazhd–Qafë Thanë,

Edhe gjatë ndërhyrjes për pastrimin e rrugës, janë regjistruar shembje të tjera, duke e vështirësuar punën e mjeteve dhe zgjatur kohën e zhbllokimit. Udhëtarët mbeten në pritje të hapjes së aksit, ndërsa trafiku është paralizuar.

Mbi 20 km radhë makinash në Librazhd–Qafë Thanë,

Firma kontraktore ka bërë të ditur se puna do të vijojë me ritme të shpejta dhe shpresohet që rreth orës 18:00 të arrihet hapja e rrugës për qarkullim.

Mbi 20 km radhë makinash në Librazhd–Qafë Thanë, (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos