
U shua sot një nga emrat e njohur të gazetarisë shqiptare. Rezarta Reçi ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me një sëmundje të rëndë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionale dhe njerëzore.
Lajmi i ndarjes nga jeta u bë i ditur nga familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohet edhe ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit, që do të zhvillohet më 2 shkurt, ora 15:00, në Tiranë, shkruan A2 CNN.
Përveç kontributit si gazetare dhe moderatore, Reçi ishte edhe autore librash me intervista, rrëfime dhe përjetime personale, që pasqyronin ndjeshmërinë dhe thellësinë e saj njerëzore. (A2 Televizion)