Bllokohet aksi Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2026, 14:19 | Aktualitet

Një masiv gurësh dhe dheu ka rrëshqitur në zonën e Kthesës së Dragostunjës, duke bllokuar totalisht aksin Librazhd-Qafë Thanë.

Radhët kilometrike të krijuara prej orës 11:00 kanë bllokuara lëvizjen e automjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas.

A2 CNN raporton se e bllokuar ka mbetur edhe një ambulancë që transportonte të sëmurë.

Sipas pamjeve të mbërritura në A2 CNN, të sëmurët në ambulancë po transportohen nga mali me barelë në këmbë për të arritur në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos