
Bllokimi i aksit rrugor në zonën e Librazhdit ka detyruar drejtuesit e mjeteve të devijojnë qarkullimin.
Automjetet që udhëtojnë drejt kryeqytetit, si edhe ato nga Tirana në drejtim të Korçës, po përdorin aksin alternativ Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, për të vijuar lëvizjen, shkruan A2 CNN.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, për shkak të kushteve të vështira të qarkullimit dhe fluksit të shtuar në këtë aks. (A2 Televizion)