113 vite shtet i pavarur! Vlora, kryeqendra e shqiptarisë më 28 nëntor

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
28 Nëntor 2025, 15:03 | Aktualitet

113 vite shtet i pavarur! Vlora, kryeqendra e shqiptarisë më 28

Si çdo 28 nëntor, Vlora kthehet në kryeqytetin e shqiptarisë, ku krerë të shtetit shqiptar dhe të Kosovës nderojnë aktin e shpalljes së pavarësisë së vendit nga plaku i urtë Ismail Qemali. Pas ngritjes së flamurit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Edi Rama vendosën kurora në varrin e kryeministrit të parë të vendit, Ismail Qemalit.

Ceremonitë zyrtare ngritën siparin e një sërë aktivitetesh festive në rrugët dhe sheshet e Vlorës. Të shumtë janë edhe vizitorët nga Kosova dhe shqiptarët që kanë emigruar në vendet e Bashkimit Europian.

Kësaj dite nuk mund t’i mungonte me vargjet dhe ison e tij as mjeshtri i polifonisë së jugut, mallakastrioti Guri Rrokaj.

Aktivitetet e parashikuara nga pushteti lokal në Vlorë në Ditën e Pavarësisë do të vijojnë deri në orët e mbrëmjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos