Dita e Pavarësisë, PD zhvillon homazhe në varrin e Ismail Qemalit

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2025, 12:03 | Aktualitet

Dita e Pavarësisë, PD zhvillon homazhe në varrin e Ismail Qemalit

Eksponentë të lartë të Partisë Demokratike kanë zhvilluar homazhe me rastin e 28 Nëntorit në varrin e plakut të urtë të pavarësisë, Ismail Qemalit.

Në fjalën e tij, pas vendosjes së kurrorave me lule, Flamur Noka uroi Pavarësinë dhe gjithë shqiptarët për festën, shkruan A2 CNN.

Noka tha mes të tjerash se Shqipëria është një vend tashmë i kapur nga krimi organizuar nën një regjim diktatorial.

Kujtojmë se më herët në Vlorë u organizua ceremonia zyrtare për Ditën e Pavarësisë, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentari Niko Peleshi dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos