
Aleanca Euro-Atlantike (NATO) ka uruar Shqipërinë për 113 vjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, NATO ka publikuar fotografinë e një ushtari të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të uruar Ditën e Pavarësisë.
Kujtojmë se Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga 1 prilli 2009, duke u bashkuar pas një historie angazhimi me aleancën që filloi në vitin 1992, shkruan A2 CNN.
Në 28 nëntor të vitit 1912, plaku i mençur dhe patriot, Ismail Qemali, ngriti flamurin e pavarësisë në Vlorë, duke e shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. (A2 Televizion)