113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2025, 07:17 | Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

Shqipëria shënon sot 113-vjetorin e Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit që përkujtohet çdo vit me krenari e patriotizëm nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Me rastin e kësaj dite të shënuar, autoritetet lokale dhe ato qendrore kanë organizuar evente të shumta që do të mbahen në disa qytete të vendit, shkruan A2 CNN.

Festimet do të nisin në Vlorë, aty aktivitetet përfshijnë ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit që pritet të nisë në orën 10:00, nderime te varri i Ismail Qemalit, parada, ekspozita, panaire, shfaqje folklorike, koncerte rinore e simfonike, si dhe Koncertin e Madh Festiv në mbrëmje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos