Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, rrëfeu se si nëna e tij e braktisi për shkak të një keqkuptimi dhe tregoi gjithashtu takimin e parë me të atin.
“Ndodhia ka qenë kështu. Babai im ka qenë i detyruar për të marrë vizën amerikane dhe për të marrë vizën amerikane, normalisht duke qenë se nuk ka qenë një konsull, ambasada amerikane më e afërt ka qenë në Greqi dhe babai im është i detyruar që të largohej për në Greqi dhe që të merrte vizën amerikane dhe që të shkelte shtetin amerikan dhe kjo ka qenë një periudhë tranzitore gjashtë mujore. Gjatë marrëdhënies që ka pasur me mamin tim, nuk kanë qenë të martuar, por ka qenë një histori dashurie. Gjatë kohës që ka lëvizur nuk ka pasur mjete komunikimi. Ia ka thënë që unë po largohem, por do të kthehem. Por, nuk ka përcaktuar kohën dhe duke mos përcaktuar kohën, mamaja ime ka menduar që babai im po e braktis dhe mamaja ime ka filluar një histori me një person tjetër dhe më pas duke menduar që babai im ka braktisur, kam menduar që të më braktisë për shkak të vetë opinionit që mund të kishte në familje”, tha Muharremi.
Zyrtari socialist kujton edhe takimin e parë me babain e tij.
“Babai vjen bashkë me dy vëllezër, pra me dy xhajat e mi. Unë nuk e dija se nga po vinte. Aty ka qenë një moment që për mua ishte domethënës, sepse ADN-në e kemi bërë mbrapa, por ka shënuar procesin që unë kam thënë: “Po, ky është babai im”. Sepse Arvi, djali im, në mënyrë instrinktive shkoi drejt babait tim. Kur jemi takuar ka qenë moment shumë, shumë prekës. Më pas, për një muaj ne mund të kemi takuar pafund njerëz. Edhe m’u duk si ajo periudha e fushatës elektorale ku unë detyrohem të takoj njerëz. Ajo ishte fushata. Ishte një nga periudhat që mua më ka ngrënë më shumë kohë me takimin me njerëz dhe ndonjëherë nuk dija si të qasesha. Por, jam pritur shumë mirë nga ana e babait”, deklaroi Muharremi.
(A2 Televizion)