12 gra e vajza të dhunuara çdo ditë, dhuna me bazë gjinore, pandemi në hije që duhet ndaluar

Nga Marjo Brakaj
25 Nëntor 2024, 15:28 | Aktualitet

Mesatarisht 12 gra dhe vajza përjetuan çdo ditë një nga formate dhunës, përfshirë atë fizike. Janë 4 mijë e 145 raste të dhunës me bazë gjinore të regjistruara këtë vit. Mungesa e mekanizmave të mbrojtjes dhe programet fiktive të strehimit dhe punësimit i mbajnë ato brenda rrethit vicioz të dhunës.

“Pavarësisht se Shqipëria ka bërë përparime në promovimin e barazisë gjinore dhe trajtimin e dhunës duke miratuar angazhime kombëtare dhe ndërkombëtare dhe duke përmirësuar kuadrin ligjor dhe politikat publike e sociale, përsëri kemi ende shumë për të bërë. Kemi ende shumë për të edukuar shoqërinë shqiptare", theksoi Denada Seferi, zëvendësministre MSHMS.

12 gra e vajza të dhunuara çdo ditë, dhuna me bazë

Një analizë e të dhënave zbulon se dhuna ndaj grave fillon që në moshë të hershme: gati gjysma e vajzave e grave shqiptare janë përballur me këtë fenomen. Sulmet fizike dhe ato seksuale, në vend e botë tashmë janë në një shkallë të tillë, saqë që mund të quhen një pandemi.

“Në Shqipëri dhuna ndaj grave dhe vajzave vijon të jetë një shqetësim serioz në thuajse gjithë vendin, përfshirë zonat rurale dhe ato urbane. Nga të dhënat që ne disponojmë rezulton se një në dy gra në Shqipëri ka përjetuar së paku një herë një nga format e dhunës. Ndërkohë një në tre gra kanë qenë pre e dhunës gjatë vitit të fundit”, deklaroi Michele Ribotta, Përfaqësuesues i OKB.

Punësimi dhe strehimi konsiderohen dy elementët kryesorë për integrimin e viktimave të dhunës në familje. Si një kërkesë e diktuar edhe nga institucionet ndërkombëtare, Shqipëria po shpenzon më shumë për fuqizimi ekonomik. Në dy vitet e fundit, nga buxheti i shtetit kanë dalë mbi 52 milionë lekë.

12 gra e vajza të dhunuara çdo ditë, dhuna me bazë

“Gati 3 mijë nga gratë e dhunuara kanë pësuar edhe lëndime fizike që në shumicën dërrmuese është shkaktuar nga partneri. I nxjerrim në pah këto statistika për të nënvizuar se sa e rëndësishme është kjo ditë. Shqipëria ka një kuadër në fuqi për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme sigurinë e qytetareve të saj femra. Ndërkohë që fokusi është tek gratë kjo cek të gjithë shqiptarët sepse çështja prek sigurinë kombëtare e madje edhe atë globale”, shprehet Fiona McCluney, Përfaqësuesja e Përhershme e OKB në Shqipëri.

Shqipëria humb rreth 345 miliardë lekë çdo vit si rrjedhojë e mos-përfshirjes së grave në jetën ekonomike të vendit. Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore hendeku gjinor gërryen afro 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

12 gra e vajza të dhunuara çdo ditë, dhuna me bazë

Për të ulur këtë hendek, buxhetimi gjinor këtë vit është rritur në 9.1 për qind të totalit të shpenzimeve buxhetore të planifikuara.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos