Një projekt i Bashkimit Europian ka marrë përsipër rivitalizimin e shoqatës të ish-të përndjekurve politik si dhe bashkimin e disa shoqatave në një të vetme.
Kjo bëhet me qëllim adresimin e padrejtësive historike gjatë regjimit komunist, ku në qendër mbetet gjetja e eshtrave të të pushkatuarve që janë zhdukur.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, tha se duhet ngritur zëri sepse qeveria përmes projekteve të saj po synon largimin e vëmendjes dhe lënien në harresë të burgjeve e kampeve të komunizmit, si në rastin e muzeut të Oroshit duke lënë jashtë loje ish-burgun famëkeq të Spaçit.
Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra bëri thirrje që padrejtësitë e komunizmit të marrin fund si dhe historia të rishkruhet me fakte të vërteta dhe jo propagandën e diktaturës.
Me rivitalizimin e shoqatës së ish-të përndjekurve politik, kërkesat që qeveria shqiptare nuk i plotëson prej vitesh, synohet që të nisin të marrin zgjidhje. Shqetësimi kryesor mbetet gjetja e eshtrave të zhdukur gjatë komunizmit. (A2 Televizion)